Presidenti amerikan, Donald Trump, ka argumentuar se Grenlanda mund të bjerë nën kontrollin rus ose kinez nëse Uashingtoni nuk ndërmerr veprime.
“Ne do të bëjmë diçka për Grenlandën, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo”, tha Trump gjatë një takimi me drejtues të industrisë së naftës dhe gazit në Shtëpinë e Bardhë.
Ai pretendoi se nëse "ne nuk e bëjmë këtë, Rusia ose Kina do ta marrin Grenlandën dhe ne nuk duhet ta kemi Rusinë ose Kinën si fqinj”.
“Ne do të bëjmë diçka me Grenlandën, qoftë në mënyrën e mirë apo në mënyrën më të vështirë”, tha presidenti amerikan.
Trump tha se është “një admirues i Danimarkës”, por theksoi se do të “dëshironte të bëjë një marrëveshje” me qeverinë daneze.
Pas operacionit ushtarak të 3 janarit në Venezuelë, që çoi në kapjen e presidentit Nicolas Maduro, Trump përsëriti interesin e tij të kahershëm për marrjen e Grenlandës për qëllime të sigurisë kombëtare.

















