Të paktën 2 të vrarë dhe 18 të plagosur në sulmin ajror rus në Kiev

Kryeqyteti ukrainas u përball me një valë sulmesh gjatë natës.

By
Të paktën 2 të vrarë dhe 18 të plagosur në sulmin ajror rus në Kiev / Reuters

Një sulm ajror rus gjatë natës në kryeqytetin ukrainas Kiev vrau të paktën dy persona dhe plagosi 18 të tjerë ndërsa shpërthimet tronditën disa lagje, tha sot kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko.

Klitschko njoftoi valën e fundit të sulmit në Telegram, duke thënë se viktimat përfshinin katër punonjës mjekësorë që u plagosën nga mbeturinat ndërsa po i përgjigjeshin një thirrjeje emergjente në lagjen Obolonskyi.

"Njëmbëdhjetë persona kërkuan shtrim në spital ndërsa të tjerë morën trajtim ambulator", tha ai.

Sulmet shkaktuan dëme të mëdha zonat e banuara, me fragmente raketash që goditën katin e gjashtë të një ndërtese 16-katëshe në lagjen Podilskyi.

Klitschko tha se shërbimet e emergjencës po punonin në terren ndërsa shpërthyen zjarre në ndërtesa dhe automjete jo-rezidenciale në të gjithë qytetin.

Rusia ende nuk ka komentuar mbi pretendimet.