| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Mali i Zi rrit moshën e pensionimit në 67 vjeç
Sipas deputetit të Partisë Boshnjake, Mirsad Nurkoviq, ky vendim është marrë për t’iu përgjigjur kërkesave të sindikatave dhe nevojave të tregut të punës.
Mali i Zi rrit moshën e pensionimit në 67 vjeç
Mali i Zi rrit moshën e pensionimit në 67 vjeç / AA

Në Mal të Zi, nga sot, 24 prill, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin e Punës, të cilat e rikthejnë moshën e pensionimit me detyrim ligjor nga 66 në 67 vjeç. Ky vendim, që ndikon drejtpërdrejt në tregun e punës në rajon, ka nxitur debate të ashpra mes pushtetit dhe opozitës.

“Ndryshimi i Ligjit të Punës, me të cilin mosha e pensionimit rikthehet nga 66 në 67 vjeç, hyn në fuqi. Me këtë i është dalë në ndihmë kërkesave të sindikatave dhe nevojave të tregut të punës”, tha deputeti i Partisë Boshnjake, Mirsad Nurkoviq.

Nurkoviq, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, theksoi se motivi kryesor për rritjen e moshës së pensionimit ishte përmbushja e kërkesave të sindikatave dhe nevojave të tregut të punës.

“Ky motiv në fund ndikoi te të gjithë ne që e mbështetëm këtë në Kuvend. Ligji i Punës zbatohet për kompanitë dhe institucionet publike, përveç administratës publike, dhe mendoj se në një masë u përgjigjet sindikatave, por edhe kërkesave të tregut të punës”, u shpreh ai, sipas RTCG-së.

Ai shtoi se ky vendim ndihmon edhe në kompensimin e mungesës së mjekëve në spitale dhe qendra shëndetësore.

Nga ana tjetër, opozita e sheh ndryshe këtë vendim. Nikola Miloviq nga DPS-ja deklaroi se në Mal të Zi po ndodh pikërisht ajo që partia e tij kishte paralajmëruar më herët: rritja e pagave pa rritje të produktivitetit çon në inflacion dhe krijon pabarazi në funksionimin e Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore.

“Kur keni financa publike të tensionuara, çdo vit do të rritet edhe mosha e pensionimit. Qytetarët e Malit të Zi në vitet e ardhshme, për shkak të kësaj politike ekonomike, mund të presin vetëm rritje të mëtejshme të kësaj moshe”, theksoi Miloviq.

Ai shtoi se problem mbetet edhe demografia, pasi popullsia e Malit të Zi po plaket.

“Për shkak të plakjes së popullsisë, përveç rritjes së moshës së pensionimit, rriten edhe shpenzimet e Fondit të Shëndetësisë. Kjo do të thellojë deficitin si në fondin e pensioneve, ashtu edhe në atë shëndetësor, duke rritur kostot dhe duke na detyruar të punojmë më gjatë”, shpjegoi ai.

Ndërkohë, Ines Mrdoviq nga Aksioni për Drejtësi Sociale vlerëson se këto ndryshime janë më shumë politike sesa ekonomike.

“Kjo ndryshim i papritur, që kaloi pothuajse pa u vënë re, mund të lidhet me synimin për t’u mundësuar gjyqtarëve të dalin në pension në moshën 67 vjeç. Mendoj se interesi i Qeverisë ishte më i madh në këtë drejtim sesa nevoja për të mundësuar që edhe punonjësit e tjerë të dalin në pension në këtë moshë”, tha Mrdoviq.

Dita e parë e zbatimit të Ligjit të ndryshuar të Punës, që parashikon përfundimin e marrëdhënies së punës në moshën 67 vjeç me të paktën 15 vite stazh, është e premtja, 24 prill.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kosovë, gjykata dënon dy pjesëmarrës në “Banjska” me burg të përjetshëm dhe njërin me 30 vjet burg
Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike
Mbahet për herë të parë në Shqipëri "Photo Marathon Tirana"
Shqipëri, fillon Kongresi i 2-të Ndërkombëtar i Shkencave të Shëndetit
Gashi: Maqedonia e Veriut e përkushtuar ndaj BE-së, NATO-s dhe bashkëpunimit rajonal
Një i vdekur dhe tre të lënduar në një kantier ndërtimi në Shkup
Ministri Hoxha: Shqipëria i sjell BE-së asete kyçe, shpesh të nënvlerësuara
Shqipëri, bizneset duhet të pajisen me terminale POS deri më 30 maj
Shqipëri, mbahet bashkëbisedim me shkrimtarin turk Tarik Tufan
Shqipëri, Gjykata e Lartë dërgon për rishqyrtim në apel çështjen ndaj ish-presidentit Meta
Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Kosovës mbollën 50 fidanë në Ditën e Tokës
Gashi-Ademoviq: Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për përparimin e rajonit drejt BE-së
Ministri Nufi: Ushtria shqiptare po transformohet dhe ka ndërmarrë një proces modernizimi
Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për Lojërat Mesdhetare "Prishtina 2030"
Shqipëri, institucionet turke shënojnë Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve
Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja
Arrestohet ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini
Në Prishtinë festohet 23 Prilli – Dita Kombëtare e Turqve të Kosovës
Reagim i Këshilli Kombëtar Boshnjak: Republika Sërpska nuk është shtet, por entitet brenda BeH-së
Mickoski: Procesi i integrimit evropian i Maqedonisë së Veriut po bilateralizohet