| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Ministri i Jashtëm turk kërkon vazhdimin e bisedimeve të Istanbulit për luftën Rusi-Ukrainë
Hakan Fidan thotë se Ankaraja nuk dëshiron që konflikti të përhapet në Detin e Zi.
Ministri i Jashtëm turk kërkon vazhdimin e bisedimeve të Istanbulit për luftën Rusi-Ukrainë
Ministri i Jashtëm turk kërkon vazhdimin e bisedimeve të Istanbulit për luftën Rusi-Ukrainë

Türkiye beson se vazhdimi i procesit të zhvilluar përmes bisedimeve të Istanbulit për luftën Rusi-Ukrainë do të ishte shumë i dobishëm, deklaroi të enjten ministri i Jashtëm Hakan Fidan.

“Besoj se do të ishte shumë e dobishme që bisedimet e lstanbulit për luftën Rusi-Ukrainë, të ndërmjetësuara nga Türkiye, të vazhdojnë në të njëjtin format”, tha Fidani gjatë një konference të përbashkët për media në Kiev me ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.

Fidani paralajmëroi gjithashtu kundër përhapjes së mëtejshme të konfliktit në Detin e Zi.

“Ne nuk duam që lufta të zhvendoset në Detin e Zi”, tha ai. “Shënjestrimi i porteve, cisternave dhe anijeve të peshkimit në Detin e Zi, si dhe vënia në rrezik e jetës së civilëve, nuk mund të justifikohen”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë