Kombëtarja e Ganës, e njohur si “Yjet e Zinj”, ka siguruar fitore 1-0 ndaj Panamasë në ndeshjen e Grupit L të Kupës së Botës FIFA 2026, të zhvilluar në stadiumin e Torontos në Kanada.
Pjesa e parë, në të cilën Panama pati epërsi në lojën ndaj Ganës, nuk solli gola për asnjërën skuadër. Gana hasi vështirësi për ta përfshirë Antoine Semenyon në lojë dhe e pati shumë të vështirë të depërtonte mbrojtjen e fortë të Panamasë.
Ishte Caleb Yirenkyi ai që i erdhi në ndihmë Ghanës në minutën e 90+5, duke i siguruar fitoren kombëtares së tij ndaj Panamasë. Një pasim i saktë i Thomas-Asantes pas një kundërsulmi të shpejtë u finalizua nga Yirenkyi, i cili i dha epërsinë ekipit të tij në një moment vendimtar të takimit.
Panamaja aktivizoi të gjitha forcat në sulm në minutat e fundit në përpjekje për të barazuar, por mbrojtja e Ganës u tregua vendimtare dhe i mohoi Panamasë mundësinë për të fituar pikën e parë në Kupën e Botës.
Pas këtij rezultati, Gana u ngjit në vendin e dytë të Grupit L ndërsa Panamaja mbeti në vendin e tretë.




















