| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, shpreh mbështetjen për Luginën e Preshevës
Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar se do të qëndrojë në përkrahje të secilit shqiptar dhe secilës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, shpreh mbështetjen për Luginën e Preshevës
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, shpreh mbështetjen për Luginën e Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani, transmeton Anadolu.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM), njofton se Rexhepi dhe Hasani shprehën mbështetjen për përkushtimin e kryeministrit Kurti për përbashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në “Koalicionin Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Sipas ZKM-së, Qeveria e Kosovës do të qëndrojë në përkrahje të secilit shqiptar dhe secilës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

"Përfaqësimi i fuqishëm dhe dinjitoz kërkon përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët, bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave. Barazia, arsimi në gjuhën shqipe dhe mundësia për ta ndërtuar të ardhmen në vendlindje mbeten në themel të këtij angazhimi", thuhet në njoftim.

Gjatë këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1,8 milion euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), i cili përfaqëson shqiptarët në Serbi, përfshirë qytetarët shqiptarë në tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

KKSh-ja është institucioni përmes të cilit menaxhohen mjetet si dhe raportet e tij me partitë politike lokale.

Në tri komunat me shumicë shqiptare në Serbi, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të njohura me një emër si Lugina e Preshevës, jetojnë më shumë se 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe në Serbi, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rama: Do të mbulojmë 50 për qind të qirasë për studentët që plotësojnë kriteret
Kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria do t'i bashkohet KFOR-it në Kosovë
Kosovë, gratë fermere prezantojnë produktet e tyre në panair
Konjufca: Raporti i UNMIK-ut për Kosovën i bazuar në propagandën serbe, përmban dezinformata
Prishtinë, mbahet Gala Koncerti i Bienales së Muzikës Turke të Ballkanit
Vazhdon me tensione protesta e thirrur nga studentët në Shqipëri, i bashkohen edhe pedagogët
Trendafillova: Gjykata Speciale ushtron mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike
Komandanti i KFOR-it, Vergori, takohet në Tiranë me Gjenerallejtënant Arben Kingjin
Kryeministri Rama bën thirrje për dialog me protestuesit
Shqipëri, anija turke "TCG Anadolu" merr pjesë në stërvitjen "Neptune Strike 2026"
Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e krizës për naftën edhe për gjashtë muaj
Jansha i premton Kurtit mbështetjen e Sllovenisë në rrugën drejt integrimit evropian
Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
Rasti Iva Mihajllova: Ministria e Jashtme e RMV-së thirri në takim përfaqësuesin e ambasadës bullgar
Mbi gjysma e rasteve me kancer të gjirit në Kosovë zbulohen në faza të hershme
Vuçiq: Kurti e di se nuk do ta njoh Kosovën sa të jem gjallë
Komisioni Evropian për protestat në Shqipëri: Dënojmë përdorimin e dhunës
Fëmijët e Sarajevës lëshojnë balona fluturues në shenjë mbështetjeje për fëmijët palestinezë
Shqipëri, protestat vazhdojnë me tensione
Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë proteston për rritjen e pagave