| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Kina dhe Gjeorgjia avancojnë marrëdhëniet në nivelin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës
Presidenti kinez dhe ai gjeorgjian shkëmbyen mesazhe urimi me rastin e 34-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Kina dhe Gjeorgjia avancojnë marrëdhëniet në nivelin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës
Kina dhe Gjeorgjia avancojnë marrëdhëniet në nivelin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës / AA

Kina dhe Gjeorgjia kanë njoftuar avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin e një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, presidenti kinez, Xi Jinping dhe presidenti gjeorgjian, Mikheil Kavelashvili, shkëmbyen mesazhe urimi me rastin e 34-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

“Pavarësisht se si evoluon situata ndërkombëtare, Kina gjithmonë i sheh marrëdhëniet e saj me Gjeorgjinë nga një perspektivë strategjike dhe afatgjate”, tha Xi në mesazhin e tij.

Ai shtoi se dëshiron të shfrytëzojë përvjetorin si një mundësi për të shpallur avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin e një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës.

Xi tha se beson se ky avancim i marrëdhënieve do të hapë perspektiva të reja për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe.

Në mesazhin e tij, Kavelashvili u shpreh se beson që partneriteti i përmirësuar do të krijojë më shumë mundësi për bashkëpunim dhe “do të sjellë përfitime më të mëdha për të dy vendet, si dhe do të forcojë më tej lidhjet e miqësisë ndërmjet popujve të tyre”.

Vëllimi i tregtisë dypalëshe ndërmjet Kinës dhe Gjeorgjisë arriti në rreth 1,9 miliardë dollarë gjatë vitit 2024.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë