Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut
Punëtorët u evakuuan dhe një ekip për asgjësimin e eksplozivëve u dërgua në vendngjarje, raporton "South China Morning Post".
Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut / Reuters
Një bombë e mbetur nga periudha e Luftës së Dytë Botërore u zbulua në një kantier ndërtimi pranë aeroportit të Hong Kongut, duke shkaktuar evakuimin e punëtorëve dhe dërgimin e një ekipi për çaktivizimin e eksplozivëve në vendngjarje, raporton South China Morning Post.
Punëtorët njoftuan policinë pasi gjetën bombën me përmasa rreth 30 me 7 centimetra, ndërsa autoritetet konfirmuan se departamenti për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese është duke e trajtuar rastin.