| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kampionati Botëror: Bosnjë e Hercegovina gati për ndeshjen kundër ShBA-së
Bosnjë e Hercegovina do të përballet me ShBA-në në raundin e 32 skuadrave më të mira në “Levi’s Stadium” në Santa Clara të Kalifornisë.
Kampionati Botëror: Bosnjë e Hercegovina gati për ndeshjen kundër ShBA-së
Kampionati Botëror: Bosnjë e Hercegovina gati për ndeshjen kundër ShBA-së

Përfaqësuesja e Bosnjë e Hercegovinës në futboll, e cila do të përballet me një nga vendet organizatore të Kupës së Botës, ShBA-në, më 2 korrik në kuadër të raundit të 32 ekipeve më të mira, ka përfunduar përgatitjet e saj.

Pesëmbëdhjetë minutat e para të stërvitjes së zhvilluar në San Jose Park, nën drejtimin e trajnerit Sergej Barbarez, ishin të hapura për mediat.

Para fillimit të stërvitjes, Barbarez zhvilloi një bisedë të shkurtër me lojtarët në qendër të fushës.

Stërvitja nisi me ushtrime pasimesh dhe vazhdoi me ushtrime për fitimin e topit. Në pjesën e mbyllur për mediat u zhvilluan përgatitjet taktike për ndeshjen kundër ShBA-së.

Bosnjë e Hercegovina do të përballet me ShBA-në në raundin e 32 skuadrave më të mira në “Levi’s Stadium” në Santa Clara të Kalifornisë.

Në rast të fitores, skuadra e Bosnjës në një të tetën e finales do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Belgjikë-Senegal.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë