Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë pritet në takim nga shefi i NATO-s në selinë e Aleancës
Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, në një postim në rrjetin social X të shoqëruar me një fotografi nga takimi, tha se Rutte vlerësoi angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO-s dhe rolin e saj në forcimin e sigurisë kolektive.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë pritet në takim nga shefi i NATO-s në selinë e Aleancës / TRT Balkan
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, është pritur në takim në Bruksel nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, në një postim në rrjetin social X të shoqëruar me një fotografi nga takimi, tha se Rutte vlerësoi angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO-s dhe rolin e saj në forcimin e sigurisë kolektive.
Gjatë takimit, tha zëdhënësja e NATO-s, palët diskutuan mbështetjen për Ukrainën, si dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.