Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e filloi publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura sot, ku pas numërimit të 81,1 për qind të kutive të votimit, në epërsi është Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, LVV-ja ka siguruar 43,63 për qind të votave, përkatësisht 239.642 vota.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,77 për qind ose 119.546 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 18,01 për qind, që përkthehet në 98.866 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 7,43 për qind të votave ose 40.827 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4,44 për qind, me 24.384 vota.
Sipas të dhënave të deritanishme, në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë 722.902 qytetarë nga gjithsej 1.959.962 votues të regjistruar, që përbën një dalje në votime prej 36,88 për qind, ndëkohë pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025 ishte 44,99 për qind.
Procesi i numërimit vazhdon dhe rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e numërimit të të gjitha kutive të votimit dhe certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.






















