Të paktën 20 persona janë plagosur gjatë një proteste në Mexico City, pasi shpërthyen përleshjet midis policisë dhe demonstruesve që iu përgjigjën një thirrjeje nga një grup që identifikonte veten si “Gjenerata Z”.
Mijëra njerëz u tubuan në rrethrrotullimin ‘El Angel’ dhe marshuan drejt Pallatit Kombëtar.
Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe sprej për shuarjen e zjarrit teksa pasi protestuesit sulmuan barrierat me gurë dhe çekiçë. Shumë pjesëmarrës gjithashtu u arrestuan gjatë përleshjeve.
Studentë, fermerë, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë iu bashkuan protestës, duke kritikuar vitet e dhunës dhe pasigurisë të lidhura me krimin e organizuar.
Demonstruesit gjithashtu protestuan kundër vrasjes së kryetarit të bashkisë Uruapan, Carlos Manzo, i cili u qëllua gjatë Festivalit të Dritës më 1 nëntor.
Pjesëmarrësit thanë se problemet e sigurisë vazhduan pavarësisht ndryshimeve qeveritare dhe bënë thirrje që viktimat e dhunës të mos harrohen.
Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, tha se protestat e “Gjeneratës Z” ndikuan politikisht nga grupet e opozitës dhe pretendoi se demonstratat u manipuluan.























