| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
COP31, Kosova nënshkruan memorandum për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit
"Prezantova punën e Ministrisë së Mjedisit dhe diskutuam për mbështetjen profesionale, zbatimin e aktiviteteve mjedisore dhe mundësitë për sigurimin e fondeve në Kosovë përmes partnerëve ndërkombëtarë”, theksoi ministrja Pacolli.
COP31, Kosova nënshkruan memorandum për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit
COP31, Kosova nënshkruan memorandum për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit / TRT Balkan AL

Kosova ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në Kosovë. 

Ministrja e Mjedisit, e Planifikimit Hapësinor dhe e Infrastrukturës e Kosovës, Fitore Pacolli, në një reagim nëpërmjet rrjeteve sociale, bëri të ditur se memorandumi forcon bashkëpunimin në mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit dhe avancimin e zonave të mbrojtura në Kosovë.

“Në takimin me Oliver Avramoskin prezantova punën e Ministrisë së Mjedisit dhe diskutuam për mbështetjen profesionale, zbatimin e aktiviteteve mjedisore dhe mundësitë për sigurimin e fondeve në Kosovë përmes partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Suedinë dhe Gjermaninë”, theksoi Pacolli.

Ajo tutje tha se ky memorandum hap rrugë për bashkëpunim konkret mes Kosovës dhe vendeve evropiane si dhe hap mundësi të reja për mbështetje ndërkombëtare në ruajtjen e pasurive natyrore të Kosovës.

Kosova është pjesëmarrëse në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet Klimatike (COP31), që po mbahet në Antalya të Türkiyes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë