| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk Erdoğan dhe homologu senegalez Faye diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe
“Türkiye do të vazhdojë të ndërmarrë nisma me Senegalin bazuar në një qasje me përfitim të ndërsjellë”, deklaron Recep Tayyip Erdoğan.
Presidenti turk Erdoğan dhe homologu senegalez Faye diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe
Presidenti turk Erdoğan dhe homologu senegalez Faye diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe presidenti i Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, diskutuan të hënën në një bisedë telefonike marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes.

Erdoğan tha se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet për ta arritur objektivin e përcaktuar për vëllimin tregtar dypalësh mes dy vendeve.

Ai tha se zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha, veçanërisht në investime, do të luajë rol kyç në këtë proces.

Erdoğan theksoi gjithashtu rëndësinë kritike të përshpejtimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, duke thënë se Türkiye do të vazhdojë të ndërmarrë nisma bazuar në qasjen me përfitim të ndërsjellë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë