Stadiumi i kampit të refugjatëve "Aida", bëhet simbol i rezistencës palestineze
Stadiumi i kampit të refugjatëve "Aida", i kërcënuar me shembje, është bërë simbol i rezistencës palestineze falë një murali nga artisti Tariq Sabatain.
Artisti palestinez, Tariq Sabatin shpreh solidaritetin e tij me kampin e refugjatëve "Aida" në Bethlehem, në Bregun Perëndimor të pushtuar, përmes një murali, në përgjigje të kërcënimeve izraelite për të prishur stadiumin, një strukturë sportive jetësore për fëmijët dhe të rinjtë e kampit.
Stadiumi ka qenë nën kërcënimin e prishjes që nga 3 nëntori, pas lëshimit të një njoftimi nga autoritetet izraelite që ndalon përdorimin e tij dhe hapjen e rrugës për shkatërrimin e tij.
Duke pasur parasysh hapësirat e kufizuara sociale në kampin me popullsi të dendur, stadiumi ka qenë e vetmja zonë e rregullt sportive dhe rekreative për mbi 250 fëmijë dhe afërsisht 500 gra dhe burra të rinj për vite me radhë.
Pavarësisht urdhrit të prishjes, fëmijët vazhdojnë të stërviten në fushën ngjitur me Murin e Ndarjes (Turpit) Izraelit, ndërsa frika e vazhdueshme nga zbatimi i urdhrit në çdo moment krijon shqetësim në kamp.
Në kampin "Aida", i rrethuar nga tre anët nga Muri i Ndarjes dhe i rrethuar nga shtatë kulla vrojtimi ushtarake, fakti që dy kulla vrojtimi shikojnë drejtpërdrejt stadiumin përforcon idenë se shënjestrimi i objektit është pjesë e një politike më të gjerë që synon kufizimin e mëtejshëm të jetës së përditshme në kamp.
Arti i Rezistencës
Sebatin pikturoi një tablo të një topi futbolli që godet dhe plas Murin e Ndarjes në anën perëndimore të stadiumit, duke përcjellë mesazhin se vullneti i fëmijëve mund të kapërcejë pengesat.
Duke folur për Anadolu, artisti i rrugës me bazë në Bethlehem, Sebatin tha se kjo vepër është përgjigje ndaj situatës politike dhe sociale që përjetojnë palestinezët, veçanërisht pas urdhrit të prishjes së lëshuar për stadiumin.
"Unë gjithmonë pikturoj sipas realitetit në të cilin jetojnë njerëzit e mi", tha Sebatin duke shtuar se stadiumi në kampin "Aida" u ndërtua si një hapësirë frymëmarrjeje dhe një burim shprese për komunitetin në një kamp refugjatësh me popullsi të dendur dhe se banorët ishin thellësisht të tronditur nga vendimi i prishjes.
Sebatin thotë se piktura që ai krijoi në mur simbolizonte një fitore të dyfishtë: "Së pari ndërtimi i këtij stadiumi pavarësisht të gjitha kufizimeve dhe së dyti, rezistenca e treguar kundër përpjekjeve për prishje", u shpreh ai.
Artisti palestinez tha se donte të shprehte solidaritetin e tij me njerëzit vendas dhe lidhjen artistike me popullin palestinez në këtë mënyrë. Ai tha se e konsideronte mbështetjen nga organizatat ndërkombëtare sportive dhe FIFA si një element të rëndësishëm kundërpresionit.