| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Hapet projekti i "Gazetarisë për të rinj" në Kosovë
Punonjës të televizionit TRT ligjëruan para të rinjve mbi rëndësinë e gazetarisë mobile, ndikimin e të bërit gazetari qytetare dhe tema tjera lidhur me trendet e reja të gazetarisë.
Hapet projekti i "Gazetarisë për të rinj" në Kosovë
Hapet projekti i "Gazetarisë për të rinj" në Kosovë / AA
16 orë më parë

Nën organizimin e Universitetit të UBT-së në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin "Yunus Emre" dhe Televizionin shtetëror të Türkiyes, është mbajtur programi hapës i projektit të "Gazetarisë për të rinj" (J4J).

Punonjës të televizionit TRT ligjëruan para të rinjve mbi rëndësinë e gazetarisë mobile, ndikimin e të bërit gazetari qytetare dhe tema tjera lidhur me trendet e reja të gazetarisë.

Në hapjen e programit, përpos studentëve të UBT-së, morën pjesë edhe drejtuesit e Universitetit UBT, përfaqësues nga "Yunus Emre", profesorë universitarë nga Universiteti i Prishtinës (UP) si dhe gazetarë dhe operatorë të TRT-së.

Programi synon të zhvillojë të rinjtë në fushat e shkrim-leximit mediatik, gazetarisë mobile dhe raportimit dixhital të lajmeve.

Në kuadër të programit "Gazetaria për të rinj" janë trajnuar mbi 4 mijë studentë në vende të ndryshme.


Trajnimi zhvillohet nga gazetarë që punojnë në TRT dhe që e njohin rajonin e Ballkanit Perëndimor. Trajnimi dyditor përfundon me ndarjen e disa certifikatave për studentët në fund të trajnimit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë