| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme
Ministri në detyrë i Mbrojtjes Maqedonci njoftoi se në kuadër të ceremonisë së diplomimit të kadetëve është takuar edhe me Presidentin e Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler.
Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme
Ministri Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme

Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, në Ditën e Fitores së Republikës së Türkiyes, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Türkiyes, ku diplomuan edhe pesë kadetë nga Kosova, të cilët përfunduan me sukses studimet ushtarake në këtë akademi prestigjioze.

Ministri Maqedonci njoftoi se në kuadër të kësaj ceremonie është takuar edhe me Presidentin e Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, të cilëve tha se ua përcolli urimet me rastin e Ditës së Fitores.

“Një moment i veçantë ishte diplomimi i pesë kadetëve tanë nga Kosova. I përgëzova për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e arritur gjatë studimeve, duke u uruar një karrierë të suksesshme në shërbim të vendit”, shkroi Maqedonci.

Ai bëri të ditur se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme dhe sipas tij bashkëpunimi në edukimin dhe përgatitjen e kuadrove të reja ushtarake është një nga shembujt konkretë të këtij bashkëpunimi.

BURIMI:TRT Balkan, TRT Balkan dhe Agjencitë