| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Gaza, sulmi izraelit vret një fëmijë palestinez në tendat e të zhvendosurve
"Dy palestinezë janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit", tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Gaza, sulmi izraelit vret një fëmijë palestinez në tendat e të zhvendosurve
Gaza, sulmi izraelit vret një fëmijë palestinez në tendat e të zhvendosurve

Një fëmijë palestinez u vra dhe të tjerë, përfshirë fëmijë, u plagosën sot në një sulm izraelit ndaj një tende që strehonte të zhvendosur në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit.

Sulmi ndodhi në mes të shkeljeve të vazhdueshme izraelite të marrëveshjes së armëpushimit të shpallur në Gaza më 10 tetor 2025. Trupi i fëmijës mbërriti në spital së bashku me persona të tjerë të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike, pas një sulmi që goditi një tendë në zonën Ard al-Basal të Al-Mawasit në Khan Younis, tha për Anadolu një burim mjekësor në spitalin "Nasser".

Një raketë e lëshuar nga një dron izraelit goditi tendën, duke vrarë fëmijën dhe duke plagosur të tjerë me shkallë të ndryshme lëndimesh, thanë dëshmitarë okularë. Në një incident të veçantë, automjete ushtarake izraelite hapën zjarr ndaj shtëpive palestineze në lindje të kampit të refugjatëve Bureij në Gazën qendrore, sipas burimeve lokale dhe dëshmitarëve.

Dy palestinezë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, tha sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Një numër viktimash mbeten të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe mbrojtjes civile ende nuk kanë mundur t’i arrijnë, shtoi ministria.

Shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit kanë rezultuar në 1.029 palestinezë të vrarë dhe kanë 3.294 të tjerë të plagosur, sipas të dhënave të ministrisë.

Armëpushimi u arrit pas dy vitesh lufte shkatërruese të nisur nga Izraeli në tetor 2023. Ofensiva ka vrarë më shumë se 73 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 173 mijë të tjerë ndërsa ka shkatërruar rreth 90 për qind të infrastrukturës civile të Gazës, ndërkohë që OKB-ja vlerëson se rindërtimi do të kushtojë rreth 70 miliardë dollarë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë