Përparim Rama fiton garën për Prishtinën

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rama ka marrë 46,935 vota.

By
Përparim Rama fiton garën për Prishtinën / AA

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka fituar garën për kryetar të Prishtinës, duke siguruar 51,54% të votave në zgjedhjet lokale. 

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rama ka marrë 46,935 vota, duke lënë pas kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, i cili ka siguruar 48,46% ose 44,126 vota.

Të gjitha 268 kutitë e votimit janë numëruar (100%), duke konfirmuar epërsinë e Ramës në kryeqytet.

Në 18 komuna të Kosovës u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit ku qytetarët patën mundësi të zgjedhin vetëm një nga dy kandidatët më të votuar në raundin e parë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në raundin e dytë është 429 mijë e 736 votues apo 32,64 për qind nga 1 milion e 316 mijë e 672 votues.