| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Volkswagen tërheq nga tregu 208 mijë automjete në ShBA për defekt në sistemin e drejtimit
Tërheqja përfshin disa modele Volkswagen Tiguan të vitit 2018, Volkswagen Atlas të viteve 2018-2019 dhe Audi Q3 të viteve 2019-2021.
Volkswagen tërheq nga tregu 208 mijë automjete në ShBA për defekt në sistemin e drejtimit
Volkswagen tërheq nga tregu 208 mijë automjete në ShBA për defekt në sistemin e drejtimit

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen po tërheq 208.724 automjete në ShBA për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit.

Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA), tërheqja përfshin disa modele Volkswagen Tiguan të vitit 2018, Volkswagen Atlas të viteve 2018-2019 dhe Audi Q3 të viteve 2019-2021.

Autoriteti rregullator tha se njëri nga bulonat që e lidh mekanizmin e drejtimit me nënkornizën mund të korrodohet dhe të thyhet, duke shkaktuar potencialisht çarjen e strukturës së mekanizmit të drejtimit.

Dëmtimi i strukturës së mekanizmit të drejtimit mund të çojë në humbjen e kontrollit të drejtimit, duke e rritur rrezikun e një aksidenti.

Serviset e autorizuara do të zëvendësojnë pa pagesë bulonin e montimit në anën e djathtë të mekanizmit të drejtimit.

Njoftimet për pronarët pritet të dërgohen me postë më 10 nëntor.

Tërheqja është regjistruar me numrin e fushatës së NHTSA-së 26V590000, ndërsa kodet e tërheqjes së Volkswagenit janë 48LG dhe 48VT.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë