Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafes

E njohur si origjinale nga Afrika dhe Gadishulli Arabik, kafja tani kultivohet në vende të ndryshme në kontinente të ndryshme, nga Amerika e Jugut deri në Lindjen e Largët.

Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafes / Reuters

Vendet në mbarë botën sot shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kafes, 1 tetorin, një ditë e vendosur nga Organizata Ndërkombëtare e Kafes (ICO) në vitin 2015 për ta theksuar popullaritetin dhe rëndësinë kulturore të kafes globalisht. 

Më 1 tetor, festimet e kafes shoqërohen me fushata dhe ngjarje të ndryshme për të nderuar një nga pijet më të konsumuara në botë.

E njohur si origjinale nga Afrika dhe Gadishulli Arabik, kafja tani kultivohet në vende të ndryshme në kontinente të ndryshme, nga Amerika e Jugut deri në Lindjen e Largët.

Fryti i pemës së kafes piqet dhe bluhet për ta përgatitur për zierje dhe ekzistojnë metoda alternative për përgatitjen e kafes, si e ngrohtë ashtu edhe e ftohtë.

Sot, më shumë se 2,25 miliardë filxhanë kafe konsumohen çdo ditë në të gjithë botën dhe afër 50 për qind e të rriturve në gjithë botën pinë kafe rregullisht.

Prodhuesi kryesor i kafes është Brazili, ndjekur nga Vietnami, Kolumbia dhe Indonezia.