Irani: Zhvilluam “bisedime serioze” me ShBA-në, ekziston një “rrugë e qartë” drejt një marrëveshjeje
“U vendos që të dyja palët të punojnë mbi draftet e një marrëveshjeje të mundshme dhe, pas shkëmbimit të teksteve”, tha ministri i Jashtëm iranian pas përfundimit të raundit të dytë të bisedimeve indirekte me ShBA-në në Gjenevë.
negociatave indirekte bërthamore me Shtetet e Bashkuara janë zhvilluar “bisedime më serioze” dhe se atmosfera e dialogut ka qenë “më konstruktive”.
Duke folur për gazetarët pas përfundimit të raundit të dytë të bisedimeve me ShBA-në në Gjenevë, të zhvilluara nën ndërmjetësimin e Omanit, Araghchi tha se palët kanë arritur një marrëveshje të përgjithshme mbi një sërë “parimesh udhëzuese”, të cilat do të shërbejnë si bazë për nisjen e punës mbi tekstin e një marrëveshjeje të mundshme.
“U vendos që të dyja palët të punojnë mbi draftet e një marrëveshjeje të mundshme dhe, pas shkëmbimit të teksteve”, tha ai.
“Koha e raundit të ardhshëm të bisedimeve do të përcaktohet”, shtoi Araghchi.
Kryediplomati iranian theksoi se tani ekziston një rrugë e qartë përpara për negociatat bërthamore me palën amerikane, çka nga këndvështrimi i Iranit “vlerësohet pozitivisht”.
Megjithatë, ai paralajmëroi se përparimi në bisedime nuk do të thotë se është arritur një marrëveshje e shpejtë, por se procesi i negociatave ka nisur dhe është shënuar “përparim i mirë”.
“Të dyja palët,” theksoi ai, “kanë qëndrime që do të kërkojnë kohë për t’u afruar me njëra-tjetrën”.