Një sulm ajror izraelit ka goditur një makinë në jug të Libanit të enjten, duke vrarë tre persona, disa orë para bisedimeve mes Libanit dhe Izraelit të organizuara nga ShBA-ja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Ministria tha se viktimat u raportuan në sulmin që goditi automjetin përgjatë një rruge që lidh Nabatieh dhe Shoukine.
Sulmi vjen teksa Uashingtoni po përgatitet të presë një raund të dytë bisedimesh në nivel ambasadorësh më vonë të enjten, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Libanit dhe Izraelit.
Raundi i parë, i mbajtur më 14 prill dhe që shënoi bisedimet e para në 43 vjet, rezultoi në një armëpushim të përkohshëm dhe një marrëveshje për nisjen e negociatave të drejtpërdrejta në një fazë të mëvonshme.
Libani po kërkon zgjatjen e një armëpushimi 10-ditor të shpallur nga ShBA-ja, i cili skadon të dielën dhe është shkelur disa herë nga Izraeli, sipas zyrtarëve libanezë.















