| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Grupi Huthi përsërit sulmin me raketa balistike në portin Mokha të Jemenit
Televizioni shtetëror "Saba" tha në një raport të shkurtër se Huthit shënjestruan portin me raketa balistike, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Grupi Huthi përsërit sulmin me raketa balistike në portin Mokha të Jemenit
Grupi Huthi përsërit sulmin me raketa balistike në portin Mokha të Jemenit

Grupi Huthi i Jemenit përsëriti sulmet e tij me raketa balistike në portin strategjik Mokha pranë Ngushticës Bab al-Mandab në jugperëndim të Jemenit, njoftuan sot mediat shtetërore.

Televizioni shtetëror "Saba" tha në një raport të shkurtër se Huthit shënjestruan portin me raketa balistike, pa dhënë detaje të mëtejshme. Transmetuesi nuk specifikoi se sa raketa u hodhën apo nëse sulmi shkaktoi viktima apo dëme materiale.

Nuk ka patur asnjë koment të menjëhershëm nga Huthit. Sulmi i raportuar erdhi një ditë pasi forcat qeveritare thanë se Huthit kishin shënjestruar qytetin Mokha me 10 raketa balistike dhe katër dronë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë