| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë e konfirmon besimin e Aleancës te roli i Shqipërisë në siguri
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Shqipëria po rrit investimet në mbrojtje dhe siguri, po punon për forcimin e kapaciteteve ushtarake, modernizimin e Forcave të Armatosura, zhvillimin e teknologjisë dhe mbrotjen kibernetike.
Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë e konfirmon besimin e Aleancës te roli i Shqipërisë në siguri
Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë e konfirmon besimin e Aleancës te roli i Shqipërisë në siguri

Mbajtja e samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë është konfirmim i rolit që Shqipëria ka fituar brenda Aleancës, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. 

Ai tha se ky vendim shpreh besimin e Aleancës te roli i Shqipërisë në sigurinë kolektive.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Nufi bëri të ditur se datat dhe detajet e organizimit do të përcaktohen nga vetë NATO-ja.

Ministri tha se lufta në Ukrainë, konfliktet në rajone të ndryshme të botës, kërcënimet kibernetike, luftën hibride dhe zhvillimet e reja teknologjike në fushën ushtarake, kanë ndryshuar arkitekturën ndërkombëtare të sigurisë.

Në këtë kontekst, Nufi u shpreh se NATO-ja ka hyrë në fazën aktuale NATO 3.0. 

“Një aleancë e fokusuar te gatishmëria, kapacitetet dhe aftësia për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja”, tha ministri.

Sipas ministrit, Shqipëria po rrit investimet në mbrojtje dhe siguri, po punon për forcimin e kapaciteteve ushtarake, modernizimin e Forcave të Armatosura, zhvillimin e teknologjisë dhe fuqizimin e strukturave strategjike dhe të mbrojtjes kibernetike.

Gjatë samitit të NATO-s në Ankara, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, konfirmoi se samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Tiranë.

BURIMI:ATA