| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Papa paralajmëron: Lufta është rikthyer në modë, paqja po kërkohet "përmes armëve"
Papa theksoi se dialogu dhe diplomacia po zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga ajo që ai e përshkroi si "diplomaci e bazuar në forcë".
Papa paralajmëron: Lufta është rikthyer në modë, paqja po kërkohet "përmes armëve"
Papa paralajmëron: Lufta është rikthyer në modë, paqja po kërkohet "përmes armëve" / Reuters
9 Janar 2026

Kreu i Vatikanit, Papa Leoni, paralajmëroi sot se "lufta është rikthyer në modë", duke shprehur shqetësim për erozionin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ndërsa iu drejtua zhvillimeve të fundit në Gaza, Venezuelë dhe Ukrainë.

"Një zell për luftë po përhapet", tha Papa në një fjalim para anëtarëve të trupit diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë. "Parimi i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, i cili i ndalonte vendet të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është minuar plotësisht", njoftoi ai.

Papa theksoi se dialogu dhe diplomacia po zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga ajo që ai e përshkroi si "diplomaci e bazuar në forcë". "Paqja po kërkohet përmes armëve si kusht për ta pohuar sundimin e dikujt", tha ai duke paralajmëruar se një qasje e tillë "kërcënon rëndë sundimin e ligjit, i cili është themeli i çdo bashkëjetese paqësore civile".

Papa shprehu shqetësim për tensionet në rritje në Amerikë, duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore. "Unë përsëris apelin tim për të respektuar vullnetin e popullit venezuelian dhe për t’i mbrojtur të drejtat njerëzore dhe civile të të gjithëve, duke siguruar të ardhme stabiliteti dhe harmonie", deklaroi ai.

Duke iu referuar Lindjes së Mesme, Papa tha se një "krizë serioze humanitare" vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit të tetorit dhe përsëriti nevojën për t'u garantuar palestinezëve "të ardhme me paqe dhe drejtësi të qëndrueshme".

Ai denoncoi dhunën në rritje kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se popullsia civile palestineze "ka të drejtë të jetojë në paqe në tokën e vet". Duke theksuar të drejtën ndërkombëtare humanitare, Papa tha se parimet e saj përfaqësojnë angazhim të bërë nga shtetet në mbarë botën.

"Nuk mund ta injorojmë faktin se shkatërrimi i spitaleve, infrastrukturës energjetike, shtëpive dhe vendeve thelbësore për jetën e përditshme përbën shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare", tha ai.

"Mbrojtja e parimit të paprekshmërisë së dinjitetit njerëzor dhe shenjtërisë së jetës gjithmonë ka më shumë rëndësi se çdo interes i thjeshtë kombëtar", shtoi Papa Leoni.

Eksploro
Si po shfaqet obsesioni i Trumpit në Venezuelë dhe Iran?
"Aneksimi i Grenlandës mund t'i kushtojë SHBA-së mbi 700 miliardë dollarë"
Kryeministri Tusk: Polonia nuk do të dërgojë trupa në Grenlandë
Marrëveshja e NATO-s me kompaninë turke HAVELSAN shkakton kritika ndaj qeverisë greke
Ministri i Jashtëm Fidan: Türkiye kundërshton “çdo ndërhyrje ushtarake” kundër Iranit
Rusia dëbon diplomatin britanik të akuzuar për lidhje me shërbimet e inteligjencës
Ministri i Jashtëm i Türkiyes takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi
Presidenti sirian: SDF-ja dështoi në respektimin e marrëveshjes së prillit në Halep
Trump thotë se nuk mund të mbështetet te Danimarka për të mbrojtur Grenlandën
Riphapet hapësira ajrore e Iranit pas mbylljes së përkohshme për çështje sigurie
Raport: ShBA-ja nis zyrtarisht shitjen e naftës venezueliane
Ministri i Jashtëm danez: Nuk arritëm ta ndryshojmë qëndrimin e ShBA-së për Grenlandën
ShBA-ja do ta pezullojë përpunimin e vizave të imigrantëve për 75 vende
Llavrov: Rusia e hapur për vizitë nga të dërguarit amerikanë për zgjidhjen e çështjes ukrainase
Gjermania kritikon Rusinë dhe Kinën për mbështetjen e Iranit
Katari tërheq pjesërisht personelin nga baza ajrore Al Udeid për shkak të tensioneve
Estonia përfundon 110 kilometra gardh përgjatë kufirit me Rusinë
Si po e ndan Trumpi naftën e një Venezuele “të pavdekur”?
Danimarka dërgon pajisje ushtarake dhe trupa të avancuara në Grenlandë
Trump: NATO do të ishte shumë më e fuqishme dhe efektive me Grenlandën në duart e SHBA-së