| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Rama: 1587 banesa e mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore të përmbytura, u evakuuan 339 persona
Sipas kryeministrit të Shqipërisë kjo situatë vjen si rezultat i ndryshimit të klimës dhe po bëhet gjithnjë e më pak i papritur në mbarë botën.
Rama: 1587 banesa e mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore të përmbytura, u evakuuan 339 persona
Rama: 1587 banesa e mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore të përmbytura, u evakuuan 339 persona / ATSH
9 Janar 2026

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se deri tani në Shqipëri regjistrohen 1587 banesa në praninë e uji, ndërsa janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje.

Në mbledhjen e Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, kryeministri Rama bëri një përditësim të situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit, si pasojë e nivelit tejet të lartë të reshjeve të shiut.

“Aktualisht në gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve të matura, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 41 mm shi. Një punonjës i bashkisë së Durrësit është gjendur i mbytur. Deri tani janë numëruar në rang vendi 1587 banesa në praninë e ujit. Janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se prani uji është konstatuar në 13 211 ha tokë bujqësore, një pjesë janë përmbytur.

“Kemi prani uji edhe në disa qendra shëndetësore apo objekte arsimore. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme deri në 300 mm ose përndryshe më shumë se sa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit. Pra, reshjet 30-ditore mesatare të muajit kanë rënë për një periudhë 3 apo 4 ditore”, tha Rama.

Ky fenomen, sipas tij, vjen si rezultat i ndryshimit të klimës dhe po bëhet gjithnjë e më pak i papritur në mbarë botën.

“Për shembull në disa zona të ultësirës perëndimore sasia e reshjeve në këto 4-5 ditë ka qenë rreth 25% ose sa çereku i sasisë vjetore të tyre në mesatare. Si pasojë e rritjes së këtyre prurjeve në rrjetet ujore, në kanalet e ujërave të larta, kolektorë kryesorë kullues, përrenjtë malorë dhe vetë lumenjtë e vendit ka ardhur si pasojë përmbytja”, tha Kryeministri.

Rama theksoi se kjo ka ndodhur pavarësisht infrastrukturës gjerësisht të ripërtërirë të mbrojtjes ujore si rezultat i investimeve të vazhdueshme të dekadës së fundit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
MPJD-ja kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të Mitehat Llozhanit në Serbi
Kryeparlamentari Gashi vazhdon vizitën në ShBA, në fokus "rajoni dhe partneriteti transatlantik"
Komisari i BE-së Çështjet e Brendshme dhe Migracionin në Shqipëri, takon ministren Koçiu
Tri vjet nga “katastrofa e shekullit”: Ballkani u solidarizua me Türkiyen
Presidenti i Serbisë paralajmëron vizitë në Türkiye
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie
Nisin lojërat Olimpike Dimërore në Milano, Shqipëria përfaqësohet me katër, Kosova me dy skiatorë
Peleshi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e Presidentit Mohamed bin Zayed dhe Emirateve
Vijon masa e ndalimit të qarkullimit të monopatinave në Shqipëri
Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar
Presidentja Osmani takon në Dubai kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy
Kosovë, pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it mbajnë ushtrim të përbashkët
Shqipëri, shënohet Dita Botërore e Zgjedhjeve
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit
Kroacia vendos mësimin e detyrueshëm të gjuhës për punëtorët e huaj
Papa Leoni takohet me kryeministrin Rama
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut diskuton thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në
Agim Ademi rizgjidhet president i Federatës së Futbollit në Kosovë edhe për një mandat
Shqipëria vendos heqjen e masave për ndalimin e platformës TikTok