Shqipëria paguan 3.58 milionë euro dëmshpërblim për 15 bashkitë e prekura nga zjarret

Vera e 2025-ës është cilësuar si më e vështira në Shqipëri për shkak të dëmeve të shumta nga zjarret.

By
Shqipëria paguan 3.58 milionë euro dëmshpërblim për 15 bashkitë e prekura nga zjarret / AA

Shqipëria ka paguar rreth 3.58 milionë euro dëmshpërblim për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së vitit të kaluar.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se mbi 345 milionë lekë (3.58 milionë euro) dëmshpërblime janë dhënë për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës.

Konkretisht, ministri publikoi edhe shifrat për ndarjen e dëmshpërblimeve nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, sipas bashkive.

Vera e 2025-ës është cilësuar si më e vështira në Shqipëri për shkak të dëmeve të shumta nga zjarret. Kompensimi për dëmet nga zjarri përfshin periudhën nga 15 qershori deri më 15 shtator.

Bashkitë e Delvinës dhe Gramshit ishin më të prekurat, që sipas autoriteteve, në 90 për qind të rasteve ishin të qëllimshme.