| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Zgjerimi i BE-së të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm
Sipas njoftimit të ministrisë, Sali mori pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, me ftesë të ministres austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer.
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Zgjerimi i BE-së të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Zgjerimi i BE-së të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) duhet të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm, përparimi të vlerësohet sipas kritereve objektive.

Sipas njoftimit të ministrisë, Sali mori pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, me ftesë të ministres austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer.

Në diskutimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ministri Sali theksoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë i prekshëm për qytetarët edhe përpara anëtarësimit. Ai vuri theks të veçantë tek të rinjtë dhe te nevoja për më shumë mundësi për arsimim, aftësim profesional, praktikë pune, kërkim shkencor dhe shkëmbime me partnerë evropianë.

"Për të rinjtë tanë, e ardhmja evropiane duhet të nënkuptojë mundësi reale për të mësuar, për t'u zhvilluar dhe për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin e tyre", theksoi Sali.

Ministri Sali theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj reformave dhe anëtarësimit në BE. Ai bëri thirrje që procesi i zgjerimit të mbetet i drejtë dhe i parashikueshëm, ku përparimi i arritur nga vendet kandidate vlerësohet sipas kritereve objektive evropiane.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë