Eurostati: Popullsia e BE-së do të zvogëlohet me rreth 53 milionë deri në fund të shekullit

Projeksionet tregojnë se popullsia e BE-së, e vlerësuar në 451,8 milionë në vitin 2025, pritet të arrijë kulmin në 453,3 milionë në vitin 2029, përpara se të hyjë në një rënie afatgjate deri në vitin 2100.

By
Eurostat: Popullsia e BE-së do të zvogëlohet me rreth 53 milionë deri në fund të shekullit / TRT Balkan

Sipas vlerësimeve të fundit nga Eurosat, popullsia totale e Bashkimit Evropian (BE) pritet të bie me 11,7 për qind deri në vitin 2100.

Zyra statistikore e BE-së publikoi projeksione të popullsisë bazuar në të dhënat aktuale demografike, duke parashikuar se popullsia e bllokut do të zvogëlohet me rreth 53 milionë banorë, duke arritur në 398,8 milionë deri në fund të shekullit.

Projeksionet tregojnë se popullsia e BE-së, e vlerësuar në 451,8 milionë në vitin 2025, pritet të arrijë kulmin në 453,3 milionë në vitin 2029, përpara se të hyjë në një rënie afatgjate deri në vitin 2100.

Eurostat parashikon se përqindja e fëmijëve, të rinjve dhe personave në moshë pune në popullsinë e përgjithshme do të bjerë midis viteve 2025 dhe 2100.

Përqindja e grupmoshës 0-19 vjeç pritet të bie nga 20 për qind në 17 për qind ndërsa ajo e personave të moshës 20-64 vjeç parashikohet të ulet nga 58 për qind në 50 për qind.

Në të kundërtën e kësaj, pjesa e popullsisë së moshuar pritet të rritet gjatë të njëjtës periudhë.

Përqindja e personave të moshës 65-79 vjeç pritet të rritet nga 16 për qind në vitin 2025 në 17 për qind në vitin 2100 ndërsa ajo e personave mbi 80-vjeç pritet të rritet ndjeshëm nga 6 për qind në 16 për qind.