| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Zëvendëspresidenti kinez do të marrë pjesë në samitin e OKB-së për klimën në Türkiye
Türkiye do të mbajë presidencën e konferencës COP31 dhe do të drejtojë Agjendën e Veprimit, ndërsa Australia do të shërbejë si presidente e negociatave.
Zëvendëspresidenti kinez do të marrë pjesë në samitin e OKB-së për klimën në Türkiye
Zëvendëspresidenti kinez do të marrë pjesë në samitin e OKB-së për klimën në Türkiye/ AA

Zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng, do të përfaqësojë presidentin Xi Jinping në Konferencën e 31-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP31) në Türkiye.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi se Han do të marrë pjesë në samitin e liderëve në qytetin bregdetar Antalya, në jug të Türkiyes.

Konferenca do të mbahet nga 9 deri më 20 nëntor, ndërsa ministri turk i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, do të jetë president i saj.

Türkiye do të mbajë presidencën e konferencës COP31 dhe do të drejtojë Agjendën e Veprimit, ndërsa Australia do të shërbejë si presidente e negociatave.

Sipas ministrisë, vizita e zv/presidentit kinez në Türkiye është pjesë e një udhëtimi nga 6 deri më 12 nëntor, i cili do të përfshijë edhe Gjeorgjinë.