16 orë më parë
Ekuipazhi i misionit Artemis II të NASA-s është bërë grupi i njerëzve që kanë udhëtuar më larg nga Toka ndonjëherë, njoftoi agjencia të hënën.
Në një postim video në plaftormën X, NASA tha se astronautët arritën një distancë maksimale prej 252.752 miljesh (406.700 kilometrash) nga Toka, duke shënuar një arritje të re në fluturimet njerëzore në hapësirë.
TË REKOMANDUARA
Agjencia tha se ky sukses tejkalon rekordin e mëparshëm të vendosur gjatë misionit Apollo 13 në vitin 1970 me rreth 4.102 milje (6.600 km).
Apollo 13, i lëshuar në prill të vitit 1970, mbante rekordin për distancën më të madhe të arritur nga një ekuipazh njerëzor nga Toka për më shumë se pesë dekada.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë




















