| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Protestë në Berlin, kërkohet dorëheqja e kancelarit Merz
Protestuesit kërkuan gjithashtu ndalimin e migracionit dhe deportimin e menjëhershëm të të gjithë personave të dënuar dhe migrantëve pa dokumente.
Protestë në Berlin, kërkohet dorëheqja e kancelarit Merz
Protestë në Berlin, kërkohet dorëheqja e kancelarit Merz / AA

Disa mijëra protestues u mblodhën në Berlin të Gjermanisë, duke kërkuar dorëheqjen e kancelarit Friedrich Merz mes thirrjeve nacionaliste, sloganeve kundër migracionit dhe shfaqjes së simboleve të ekstremit të djathtë.

Policia vlerësoi se deri në mesditën e së hënës në protestë morën pjesë rreth 4.000 persona, megjithëse organizatorët kishin regjistruar deri në 10.000 pjesëmarrës.

Autoritetet thanë se rreth 700 efektivë policie u angazhuan për të monitoruar demonstratën.

Protestuesit, shumë prej tyre me flamuj gjermanë në duar, mbanin pankarta me mbishkrimet: “Qeveria të japë dorëheqjen”, “Merz duhet të largohet”.

Të tjerë mbanin pankarta ku akuzonin qeverinë se po injoron shqetësimet e qytetarëve dhe kundërshtonin planet e saj të reformave dhe taksat e lidhura me klimën.

“Ne jemi populli”, brohoritën protestuesit, një slogan historik që vitet e fundit është përvetësuar nga lëvizje populiste të ekstremit të djathtë.

Demonstrata u organizua nga një nismë që e quan veten “Projekt M1llion”, e cila bëri thirrje për “demokraci të drejtpërdrejtë” dhe promovoi një plan me 11 pika, ku përfshiheshin kërkesat për ndalimin e migracionit, deportimin e menjëhershëm të të gjithë personave të dënuar dhe migrantëve pa dokumente, ndalimin e reformave aktuale në shëndetësi dhe heqjen e tarifës së detyrueshme për transmetuesit publikë.

Kancelari Friedrich Merz, një konservator që drejton një qeveri koalicioni me Socialdemokratët e qendrës së majtë, i ka refuzuar publikisht thirrjet për zgjedhje të parakohshme.

Ai argumentoi se paqëndrueshmëria politike do të kishte një kosto shumë të lartë për ekonominë më të madhe të Evropës.

Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë pakënaqësi të thellë publike ndaj performancës së kancelarit.

Sipas një sondazhi të institutit Forsa, i kryer nga 26 maji deri më 1 qershor, 85 për qind e të anketuarve thanë se janë të pakënaqur me punën e Merzit deri më tani, ndërsa vetëm 13 për qind shprehën miratim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kryediplomati armen thotë se normalizimi i plotë me Türkiyen do të arrihet në një të ardhme të afërt
Netanyahu dhe Trumpi zhvillojnë bisedë telefonike
Papa thirrje kundër luftës dhe riarmatimit, i cilëson si “dështim” të shoqërive
BE-ja vendos sanksione ndaj zyrtarëve të Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit
Organizata Amnesty International: E drejta për tubim paqësor në Greqi “shkelet haptazi”
Italia pranon të marrë mbrapsht azilkërkuesit nga Holanda
Libani dhe Izraeli dakordohen për “zonat pilot” nën kontrollin e ushtrisë libaneze
Trumpi: Po të mos isha unë, nuk do të kishte Izrael tani
Kryeministri kanadez: Nuk do të reagojmë ndaj çdo gjëje që Trumpi poston në rrjete
ShBA-ja pret raundin e katërt të negociatave të drejtpërdrejta Izrael-Liban
Irani: Jemi gati më shumë se në të kaluarën nëse rifillon lufta me ShBA-në
Teherani shqyrton tekstin final të marrëveshjes me ShBA-në
Pse rritja politike e "Reform" po i bën myslimanët britanikë të ndihen të pasigurt?
Trumpi dhe Al Sharaa diskutojnë heqjen e sanksioneve amerikane dhe rindërtimin e Sirisë
Trumpi: Irani kërkon marrëveshje, u bën thirrje kritikëve të lejojnë vazhdimin e negociatave
OKB-ja paralajmëron për përshkallëzim të marrëdhënieve Rusi-Ukrainë, kërkon rikthimin e bisedimeve
Korpusi ushtarak gjermano-holandez merr rol të ri komandues në frontin baltik të NATO-s
CNN-i: Trumpi kërcënon një në 13 vende në botë
Gjykata gjermane gjobit një person për fyerje ndaj kancelarit Merz në rrjetet sociale
Rusia akuzon Estoninë për minim të marrëveshjeve kufitare në Liqenin Çudskoye dhe lumin Narva