| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës
Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, ka organizuar protestën kombëtare, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje.
Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës
Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës / AA

Opozita në Shqipëri ka vazhduar protestat antiqeveritare, ndërkohë që protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje, raporton Anadolu.

Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, ka organizuar protestën kombëtare me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht protestuesit u mblodhën para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputetë të opozitës.

Gjatë protestës nuk pati fjalime nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa protestuesit marshuan edhe në disa nga rrugët e kryeqytetit, duke përdor edhe koktej molotovi dhe fishekzjarrë pranë selisë së Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, gjatë marshimit të protestuesve filluan edhe tensionet, pasi forcat e policisë nuk kanë lejuar protestën para selive të ministrive, duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë.

Gjithashtu, u shënuan edhe përplasje mes disa deputetëve dhe protestuesve nga njëra anë dhe forca të policisë nga ana tjetër.

Për protestën u angazhuan qindra forca policore shtesë dhe u bllokuan disa akse rrugore.

Partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, ndërkohë që kanë paralajmëruar vijimin e protestave.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë