| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Katari: ShBA-ja dhe Irani japin "përgjigje pozitive" ndaj përpjekjeve për ndërmjetësim
Ministria e Jashtme e Katarit tha se ndërmjetësimi vazhdon me synimin për t'i dhënë fund gjendjes së "as luftë, as paqe" dhe pasigurisë në rajon.
Katari: ShBA-ja dhe Irani japin "përgjigje pozitive" ndaj përpjekjeve për ndërmjetësim
Katari: ShBA-ja dhe Irani japin "përgjigje pozitive" ndaj përpjekjeve për ndërmjetësim

Katari njoftoi sot se ka marrë "përgjigje pozitive" si nga ShBA-ja, ashtu edhe nga Irani lidhur me përpjekjet e vazhdueshme për ndërmjetësim mes dy palëve, duke theksuar se përpjekjet vijojnë për t'i dhënë fund gjendjes së "as luftë, as paqe" dhe pasigurisë në rajon.

"Përpjekjet për ndërmjetësim mes Uashingtonit dhe Teheranit vazhdojnë ende dhe ka pasur përgjigje pozitive nga të dyja palët", deklaroi Ibrahim Al-Hashimi, drejtor i Departamentit të Medias dhe Komunikimit në Ministrinë e Jashtme të Katarit, gjatë një konference për media në Doha.

Ai theksoi se ndërmjetësit po punojnë për t'i dhënë fund gjendjes së "as luftë, as paqe" në rajon dhe për t'i dhënë fund pasigurisë.

Deklaratat e tij erdhën një ditë pasi kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, tha se kishte zhvilluar "diskutime pozitive" me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance në Uashington, lidhur me arritjen e një marrëveshjeje dhe vendosjen e paqes në rajon.

"Ishte kënaqësi të takohesha me presidentin dhe zëvendëspresidentin amerikan në Uashington, ku diskutuam për situatën në rajon dhe mënyrat për të shënuar përparim në negociatat mes ShBA-së dhe Iranit", shkroi Sheikh Mohammed të hënën në rrjetin social X.

"Vlerësoj diskutimet pozitive për arritjen e një marrëveshjeje dhe vendosjen e paqes në rajon", shtoi ai.

Më herët të hënën, një zyrtar iranian, emri i të cilit nuk u bë i ditur, i tha agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Fars se raportimet për bisedime lidhur me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit në këmbim të lirimit të 8 miliardë dollarëve nga asetet e ngrira iraniane ishin të pavërteta.

Zyrtari tha se Teherani do të angazhohet vetëm në kuadër të shtatë kushteve që ia kishte përcjellë Uashingtonit. Ato përfshijnë heqjen e bllokadës detare dhe sanksioneve të njëanshme, garantimin e kalimit të sigurt nëpër ngushticë, lirimin e aseteve të ngrira iraniane dhe përfundimin e luftës.

ShBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt. Në prill u arrit një armëpushim, por luftimet mes ShBA-së dhe Iranit rifilluan në korrik, pasi përpjekjet diplomatike ngecën.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rubio kritikon ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare, shoqërohet me duartrokitjet e juristëve
Gjermania do të presë javën e ardhshme samitin e aleatëve të Ukrainës
Britania, Italia e Danimarka kërkojnë masa më gjithëpërfshirëse kundër migracionit të paligjshëm
Kreu i KE-së, Costa: Siguria e Ukrainës është e pandashme nga ajo e Evropës
Anglia ndalon plotësisht telefonat në shkolla nga shtatori 2027
Abu Dhabi, fillon raundi i ri i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë të ndërmjetësuara nga ShBA-ja
Trump: Po shohim vrull pozitiv drejt përfundimit të konfliktit me Iranin
Inteligjenca franceze ia atribuon Iranit sulmin kibernetik ndaj sistemeve të ftohjes në supermarkete
Trump vë në pikëpyetje rregullsinë e procesit zgjedhor të 3 nëntorit në ShBA
BE-ja mirëpret forcimin e bashkëpunimit detar mes Rumanisë, Bullgarisë dhe Türkiyes
Siria dhe Jordania nënshkruajnë 11 memorandume bashkëpunimi
Italia heton një sulm të mundshëm kibernetik ndaj Drejtorisë së Hetimeve Kundër Mafias
BE-ja: Liria e lundrimit në Detin e Zi duhet të rivendoset dhe të ruhet
Rubio: Marrëveshja diplomatike me Iranin mund të mos jetë e mundur, Teherani ka kërkesa jorealiste
Trump paralajmëron se Irani mund të përballet me shkatërrim
Franca raporton 448 arrestime, ndërsa 53 oficerë policie mbeten të plagosur gjatë protestave
Itali, presidenti kërkon forca të armatosura të riorganizuara kundër kërcënimeve kibernetike
Industria gjermane e metaleve dhe elektrike rrezikon 300 mijë vende pune të tjera
Franca përgatitet për një protestë “me rrezik të lartë”, pritet deri në 700 mijë pjesëmarrës
Trump lidh humbjen në zgjedhjet e mesmandatit me çmimet e karburantit nga lufta me Iranin