Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Francë.
Gjatë ditës, kryeministri Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Për këtë vizitë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se "Kurti do t'ia paraqesë presidentit Macron dy kërkesa".
Vuçiq tha se Kurti do t'i kërkojë Macronit që "NATO-ja të largohet nga zona tokësore e sigurisë në veri të Kosovës dhe që Franca ta mbështesë atë në mënyrë që", siç tha Vuçiq, "Kosova ta sjellë Forcën e Sigurisë së Kosovës në zonën tokësore të sigurisë".
Vuçiq pretendoi më tej, sipas raportimeve të medieve serbe se, Kurti do t'i kërkojë gjithashtu Macronit që "francezët të vendosin kushte për Serbinë se si t'i përdorin armët e tyre".






















