11 Nëntor 2025
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të martën se i ka ndaluar hyrjen në territor 30 gazetarëve dhe studiuesve japonezë, në shenjë reagimi ndaj politikës së Tokios për sanksione ndaj Moskës.
“Si pjesë e përgjigjes ndaj veprimeve të vazhdueshme të ashtuquajtura sanksionuese të Tokios zyrtare kundër vendit tonë, të lidhura me operacionin e posaçëm ushtarak, u vendos të ndalohet pa afat hyrja në Federatën Ruse për 30 shtetas japonezë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
TË REKOMANDUARA
Institucioni publikoi gjithashtu listën e personave të sanksionuar, duke përfshirë emrat e plotë, vendin e punës dhe pozicionin e secilit prej tyre.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















