Türkiye dënon fuqishëm sulmin me dronë në eksklavën Nakhchivan të Azerbajxhanit

“Ritheksojmë se sulmet që synojnë vende të treta në rajon dhe që rrisin rrezikun e përhapjes së luftës duhet të ndalen menjëherë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes.

By
Türkiye dënon fuqishëm sulmin me dronë në eksklavën Nakhchivan të Azerbajxhanit / TRT Balkan

Türkiye ka dënuar “fuqishëm” një sulm me dron ndaj eksklavës Nakhchivan të Azerbajxhanit më herët gjatë ditës,

“Ritheksojmë se sulmet që synojnë vende të treta në rajon dhe që rrisin rrezikun e përhapjes së luftës duhet të ndalen menjëherë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes.

Ministria theksoi se Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Azerbajxhanit, siç ka bërë historikisht.

Sot më herët, Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit tha se eksklava Nakhchivan u godit nga dronë të lëshuar nga Irani, ku njëri prej tyre goditi ndërtesën e terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Nakhchivanit, ndërsa një tjetër ra pranë një shkolle në fshatin Shakarabad.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme me dron të nisura nga territori i Republikës Islamike të Iranit, të cilat shkaktuan dëme në aeroport dhe plagosën dy civilë”, tha ministria.

Ministria e Shëndetësisë e Azerbajxhanit më vonë njoftoi se katër persona janë plagosur dhe se gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar mbi incidentin.