Kosovë: Ngrihet aktakuza e parë për shkelje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Aktakuza është ngritur për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë me nenin 217, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

By
Kosovë: Ngrihet aktakuza e parë për shkelje në zgjedhjet e 28 dhjetorit / Reuters

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me shkeljet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Aktakuza është ngritur për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë me nenin 217, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër votimi në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A. ka dëmtuar dokumentet e votimit që lidhen me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, janë përmbushur elementet e veprës penale, ndërsa aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Në një komunikatë për media, Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se të gjitha rastet eventuale që lidhen me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025 do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është vendosur që të bëhet rinumërimi i votave në 28 komuna të Kosovës, pasi që u konstatuat se se procesi i i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi.