16 Shtator 2025
Federata e Futbollit e Shqipërisë njoftoi të hënën se me vendim të UEFA-s, ndeshja e 11 tetorit Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac.
UEFA ka marrë këtë vendim pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e ndeshjes nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd, si dhe pas dakordësisë së dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Të sugjeruara
Ndryshimi i vendndodhjes është diktuar kryesisht nga masat e sigurisë dhe domosdoshmëria për të garantuar zhvillimin e takimit në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë