| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Kurti: Serbia dhe Rusia do të përpiqen ta përdorin aktvendimin e Hagës kundër Kosovës
Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë sot, Kurti tha se vetë aktgjykimi i Gjykatës Speciale e ka hedhur poshtë të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, si dhe akuzën për krime kundër njerëzimit.
Kurti: Serbia dhe Rusia do të përpiqen ta përdorin aktvendimin e Hagës kundër Kosovës
Kurti: Serbia dhe Rusia do të përpiqen ta përdorin aktvendimin e Hagës kundër Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë përpjekje nga Serbia dhe Rusia që ta përdorin kundër Kosovës aktvendimin dënues të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Ksoovës (UÇK), porse një gjë të tillë nuk do ta kenë të lehtë.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë sot, Kurti tha se vetë aktgjykimi i Gjykatës Speciale e ka hedhur poshtë të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, si dhe akuzën për krime kundër njerëzimit.

Ai tha se Kosova tani duhet të ndërmerrë një fushatë të përbashkët sa i përket diplomacisë publike.

“Sepse, natyrisht që do të ketë përpjekje nga Serbia dhe Rusia që aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të përdoret kundër Republikës së Kosovës. Ndonëse është e qartë se nuk e kanë kollaj siç kanë menduar për shkak se e para; e ashtuquajtura ‘Shtëpi e Verdhë’ dhe i ashtuaquajturi trafikim i organeve nuk ia arriti as te aktakuza se lëre më te aktgjykimi. Kjo është edhe si rezultat i raportit të Williamsonit ku natyrisht thuhet që nuk ka ‘Shtëpi të Verdhë’ e as trafikim të organeve”, tha Kurti.

Ai tha se çfarë ka ndodhur në aktgjykimin e Gjykatës Speciale në kontrast me raportin e Clint Williamsonit është edhe fakti që aktgjykimi ka thënë se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit dhe as dhunë, përndjekje sistematike të gjerë ndaj popullsisë civile.

“Pra UÇK-ja s’ka bërë diçka të tillë”, shtoi Kurti.

Clint Williamson është prokuror amerikan i cili udhëhoqi Task Forcën Hetimore Speciale të Bashkimit Evropian, e cila kishte për detyrë të hetonte pretendimet e bujshme të raportit të Dick Martyt të vitit 2010 për trafikim organesh nga UÇK-ja në të ashtuquajturën "Shtëpia e Verdhë" në Shqipëri.

Gjykata Speciale më 16 shtator dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e UÇK-së u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Kundër këtij vendimi janë mbajtur çdo ditë protesta në Kosovë por edhe në vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët. Më 28 shtator Kuvendi i Kosovës miratoi një Deklaratë me anë të së cilës konsiderohet i papranueshëm konstatimi për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal nga të katër të dënuarit nga shkalla e parë.

Krahas kësaj, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ku mes tjerash parashihet të kufizohet mandati i kësaj gjykate.

PDK-ja e ka kushtëzuar miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore me mbështetjen e saj për presidentin e ri të vendit, të cilin Lëvizja Vetëvendosje si partia më e madhe në Kuvend nuk mund ta votojë pa mbështetjen edhe të votave të deputetëve të opozitës, ndërkohë që presidenti duhet të votohet deri më 6 qershor ose vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Mucunski: Zgjerimi është investim strategjik i Evropës në sigurinë, fuqinë dhe të ardhmen e saj
Kurti: Do të bëjmë gjithçka që mundemi për korrigjimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Formohet Forumi i Ohrit për Dialog për rritjen e besimit në gjykatat kushtetuese
Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Refuzohet hyrja e deputetit bullgar, Sofja kërkon sqarime nga Shkupi
Shqipëria mposht San Marinon 3-0, vulos fitoren e dytë në Ligën e Kombeve
Kosovë, gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj nëntë të arrestuarve për krime lufte
Kosova dhe Fondi Saudit për Zhvillim vazhdojnë bashkëpunimin për rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Zgjerimi i BE-së të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm
Hyn në fuqi marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s
Mickoski: Me Von der Leyen do të diskutojmë për zgjerimin e BE-së dhe negociatat me Bullgarinë
Shqipëri-Kroaci, marrëveshje për forcimin e sigurisë në aviacionin civil
Athina mohon raportimin mediatik se e dërguara e ShBA-së kërcënoi qeverinë greke
Shënohet viktima e 10-të nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Zgjerimi është test për kapacitetin strategjik të BE-së
Kuvendi i Kosovës miraton deklaratë për mbrojtjen e UÇK-së dhe kundërshtimin e vendimit të Speciales
Çështja për ish-shefen e ShISh-it në Shqipëri, mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar
Rama: Nëse Europa do të lë në baltë Ballkanin Perëndimor nuk do jetë një dështim i thjesht
Autoritetet e Kosovës arrestojnë nëntë të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Shkup, mbahet protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së