| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
MEPJ-ja e Shqipërisë dënon heqjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit gjatë protestës në Tiranë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se akti i protestuesve të maskuar nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën për protestë paqësore, duke e cilësuar atë si shfaqje urrejtjeje dhe intolerance.
MEPJ-ja e Shqipërisë dënon heqjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit gjatë protestës në Tiranë
MEPJ-ja e Shqipërisë dënon heqjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit gjatë protestës në Tiranë / Ministria e Jashtme e Shqipërisë / FB

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme.

Në një reagim zyrtar, ministria u shpreh se veprime të tilla “nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes, të drejtën legjitime për protestë paqësore apo me vlerat demokratike dhe standardet evropiane”.

Sipas ministrisë, akti përbën shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së saj, duke qenë i papajtueshëm me parimet e respektit dhe bashkëjetesës mbi të cilat, siç theksohet në reagim, karakterizon shoqëria shqiptare.

Ministria e cilësoi ngjarjen si një “akt të turpshëm” që bie ndesh me traditën shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin, duke shtuar se veprime të tilla nuk përfaqësojnë Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

“Ato përfaqësojnë vetëm ata që kërkojnë të provokojnë, të përçajnë dhe të përhapin urrejtje, duke shpërdoruar dhe keqpërdorur në mënyrë të qëllimshme të drejtat dhe liritë”, thuhet në reagim.

Autoriteti shqiptar shprehu solidaritet me Ambasadën e Shtetit të Izraelit në Tiranë dhe theksoi se dhuna, intimidimi dhe gjuha e urrejtjes nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë