Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe kryeministri i Irakut, Ali al-Zaidi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve të tyre, si dhe çështje rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes, transmeton Anadolu.
Gjatë telefonatës, Erdoğan ka thënë se Türkiye dëshiron t’i avancojë më tej marrëdhëniet me Irakun në periudhën e re, duke theksuar se ekziston potencial i konsiderueshëm për bashkëpunim, veçanërisht në energji, industrinë e mbrojtjes dhe transport.
TË REKOMANDUARA
Ai gjithashtu e ka ftuar al-Zaidin të vizitojë Türkiyen për konsultime gjithëpërfshirëse, thuhet në deklaratën e Drejtorisë në platformën sociale turke NSosyal.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë


















