| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Starmer: Evropa duhet të ecë përpara së bashku për të krijuar një "NATO më evropiane"
“Nëse është e nevojshme, duhet të jemi gati të luftojmë, të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur njerëzit tanë, vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetesës”, tha kryeministri britanik.
Starmer: Evropa duhet të ecë përpara së bashku për të krijuar një "NATO më evropiane"
Starmer: Evropa duhet të ecë përpara së bashku për të krijuar një "NATO më evropiane" / Reuters
14 Shkurt 2026

Kryeministri britanik deklaroi sot se Evropa duhet të përqendrohet në uljen e “disa varësive” dhe bëri thirrje për krijimin e një “NATO-je më evropiane”.

“Duhet të ecim përpara së bashku për të krijuar një NATO më evropiane”, tha Keir Starmer në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani, duke shtuar se Evropa duhet të fokusohet në “diversifikimin dhe uljen e disa varësive”.

Duke e përshkruar Evropën si një “gjigant të fjetur”, ai tha se ekonomitë evropiane janë më shumë se dhjetë herë më të mëdha se ajo e Rusisë dhe se evropianët kanë “kapacitete të mëdha mbrojtëse”.

“Nëse është e nevojshme, duhet të jemi gati të luftojmë, të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur njerëzit tanë, vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetesës”, shtoi ai.

Starmer vuri në dukje gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar nuk është më “Britania e viteve të Brexit”.

“Nuk ka siguri britanike pa Evropën dhe as siguri evropiane pa Britaninë. Ky është mësimi i historisë – dhe është edhe realiteti i sotëm”, tha ai.

Kryeministri rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj klauzolës së sigurisë kolektive, Neni 5, duke theksuar se ajo është “po aq thelbësore sa kurrë më parë” dhe se, nëse kërkohet, Britania do të vijë në ndihmë.

Starmer njoftoi gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të dislokojë grupin e saj të aeroplanmbajtëseve në Atlantikun e Veriut dhe në Veriun e Lartë këtë vit “si një shfaqje e fuqishme e angazhimit tonë ndaj sigurisë euroatlantike”.

“Duam të bashkojmë lidershipin tonë në teknologjinë e mbrojtjes dhe inteligjencën artificiale me Evropën për të shumëfishuar pikat tona të forta dhe për të ndërtuar një bazë industriale të përbashkët në kontinentin tonë, gjë që mund të përshpejtojë ndjeshëm prodhimin tonë të mbrojtjes”, shtoi ai.

Duke thënë se kjo kërkon lidership për të nxitur koherencë dhe koordinim më të madh në gjithë Evropën, Starmer theksoi se këtë po e bëjnë me Gjermaninë dhe Francën në kuadër të E3-shit, duke punuar ngushtë me partnerët e BE-së, veçanërisht Italinë dhe Poloninë, si dhe me Norvegjinë, Kanadanë dhe Türkiyen.


Eksploro
Emirates rifillon fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait pas një pezullimi të shkurtër
Gjermania do t'i tërheqë ushtarët nga Lindja e Mesme për shkak të luftës me Iranin
Të paktën 16 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në lindje të Libanit
Pezeshkian: Irani do të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje nëse ato nuk sulmojnë të parat
ShBA-ja miraton shitjen e armëve për Izraelin në vlerë 151,8 milionë dollarë
Arabia Saudite rrëzon raketë balistike që synonte bazën ajrore Prince Sultan
Irani lëshon një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit
Gra dhe fëmijë në mesi e 9 të vrarëve në sulmin e ri ajror izraelit në Liban
Polonia: Dërgesat e armëve amerikane në Evropë mund të përballen me vonesa
Erdoğan dhe Meloni diskutojnë tensionet teksa kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet
Türkiye mohon se ka kërkuar nga intelegjenca britanike rritjen e sigurisë për presidentin sirian
Kryediplomati turk zhvillon biseda me homologët nga Omani, Katari dhe Estonia
Departamenti i Shtetit: Rreth 24 mijë amerikanë janë kthyer në SHBA nga Lindja e Mesme
Zvicra do të reduktojë blerjen e planifikuar të avionëve luftarakë F-35A
Ministri i Jashtëm i Türkiyes bisedon me homologun armen për zhvillimet rajonale
Rusia pretendon kontrollin e një tjetër vendbanimi në Ukrainë
Meloni: Italia po e monitoron krizën në Lindjen e Mesme, prioritet siguria e qytetarëve
Djali i ministrit izraelit Smotrich plagoset pranë kufirit me Libanin
OKB-ja: Rriten zhvendosjet në Liban mes përshkallëzimit në Lindjen e Mesme
“Operacioni Epic Fury” djeg rreth 5.82 miliardë dollarë në vetëm 100 orë