Kryeministrja italiane Giorgia Meloni të enjten dënoi ashpër sulmin vdekjeprurës të Izraelit ndaj një kishe katolike në Gaza.
Sipas raportimeve në media, në këtë sulm u vranë dy gra.
“Sulmet ajrore izraelite në Gaza goditën edhe Kishën e Familjes së Shenjtë. Sulmet ndaj popullsisë civile që Izraeli ka ndërmarrë prej muajsh janë të papranueshme,” shkroi Meloni në platformën X (ish-Twitter).
TË REKOMANDUARA
Ajo shtoi se asnjë veprim ushtarak nuk mund të justifikojë veprimet e Izraelit.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















