Italia dënon Izraelin për sulmin vdekjeprurës ndaj kishës katolike në Gaza

Kryeministrja italiane e quan të papranueshme sulmet disa mujore të Izraelit ndaj popullsisë civile

Italia dënon Izraelin për sulmin vdekjeprurës ndaj kishës katolike në Gaza / AA

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni të enjten dënoi ashpër sulmin vdekjeprurës të Izraelit ndaj një kishe katolike në Gaza.

Sipas raportimeve në media, në këtë sulm u vranë dy gra.

“Sulmet ajrore izraelite në Gaza goditën edhe Kishën e Familjes së Shenjtë. Sulmet ndaj popullsisë civile që Izraeli ka ndërmarrë prej muajsh janë të papranueshme,” shkroi Meloni në platformën X (ish-Twitter).

Ajo shtoi se asnjë veprim ushtarak nuk mund të justifikojë veprimet e Izraelit.