Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan u takua me homologët e tij nga Jordania dhe Algjeria në kryeqytetin jordanez, Aman, tha sot Ministria e Jashtme turke.
Fidan u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi në Aman, tha ministria në një deklaratë. Fidan u takua gjithashtu edhe me homologun e tij algjerian Ahmed Attaf në Aman, sipas një deklarate tjetër.
Nuk u dhanë detaje të tjera lidhur me takimet.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë




















