Hakan Fidan takohet me homologët finlandezë dhe lituanezë
Ministria e Jashtme turke tha se takimi mblodhi së bashku Fidanin, ministrin e Jashtëm lituanez Kestutis Budrys, ministrin e Jashtëm estonez Margus Tsahkna dhe zëvendësministrin e Jashtëm letonez Artjoms Ursulskis.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, mori pjesë sot në një takim Türkiye-vendet baltike të mbajtur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.
Ministria e Jashtme turke tha se takimi mblodhi së bashku Fidanin, ministrin e Jashtëm lituanez Kestutis Budrys, ministrin e Jashtëm estonez Margus Tsahkna dhe zëvendësministrin e Jashtëm letonez Artjoms Ursulskis.
Gjatë vizitës së tij, Fidan u takua gjithashtu me nënkryetaren e Parlamentit lituanez dhe kryetare e Komitetit për Çështjet Evropiane, Rasa Budbergyte si dhe anëtarë të parlamentit.
Përveç kësaj, kryediplomati turk zhvilloi bisedime të ndara dypalëshe me Budrys dhe ministren e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen.