Partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, Partia Demokratike (PD), vazhdon protestën antiqeveritare "Foltore", ndërkohë që e radhës është mbajtur sot.
Me protestën e cila vazhdon prej disa muajsh me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu kërkohet edhe dorëheqja e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale "shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike". Sipas opozitës, Balluku duhet "t'i dorëzohet drejtësisë", pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi masën e pezullimit ndaj saj.
Gjatë fjalës në protestë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se janë në "kryengritje paqësore".
"Mblidheni këtu në emër të idealeve të lirisë. Mblidheni këtu në emër të dinjitetit njerëzor, por edhe të dinjitetit kombëtar", tha Berisha, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në protestë.
Në muajt e fundit, në Shqipëri janë organizuar protesta antiqeveritare, ku disa prej tyre janë shoqëruar edhe me tensione.
Ndërkohë, partitë opozitare kanë paralajmëruar vijimin e protestave antiqeveritare.



















