| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kurti: Kosova është e interesuar që të thellojë bashkëpunimin ekonomik me Belgjikën
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim, kryeministri Kurti e falënderoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin Prevot për mbështetjen “e palëkundur dhe të vazhdueshme” të Belgjikës para dhe pas luftës, si dhe para dhe pas pavarësisë.
Kurti: Kosova është e interesuar që të thellojë bashkëpunimin ekonomik me Belgjikën
Kurti: Kosova është e interesuar që të thellojë bashkëpunimin ekonomik me Belgjikën / TRT Balkan
4 orë më parë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot. 

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim, kryeministri Kurti e falënderoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin Prevot për mbështetjen “e palëkundur dhe të vazhdueshme” të Belgjikës para dhe pas luftës, si dhe para dhe pas pavarësisë.

Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe me Belgjikën, Kurti theksoi që Republika e Kosovës është e interesuar që të thellojë bashkëpunimin ekonomik dhe të krijojë lehtësira.

Duke përmendur marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë, e nënshkruar së fundmi në margjinat e Takimeve Pranverore në Washington, Kurti shprehu vullnetin edhe për marrëveshje të reja me Belgjikën, në sektorë të ndryshëm.

Kurti tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik i Kosovës dhe avancimi i aplikimit, nëpërmjet dhënies së statusit të shtetit kandidat, duhet të jetë hapi i radhës në këtë drejtim. Krahas kësaj, ai tha se Kosova është e përcaktuar qartë, e angazhuar dhe e përkushtuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë